Doganë e përbashkët Shqipëri-Kosovë, do firmoset në Pejë

Rikthehet premtimi për doganë të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Kjo pritet të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Marrëveshja pritet të firmoset më 26 nëntor në Pejë të Kosovës, kur do të mbahet edhe mbledhja e përbashkët e të dy qeverive.

Burimet pranë qeverisë, thanë për “A2 News” se po i jepet dora e fundit listës së dokumentacioneve të nevojshme që të jenë gati javën e ardhshme.

Firmosja e kësaj marrëveshje do të kursejë kohë për qytetarët e të dyja vendeve, me shmangien e kontrollit të dyfishtë në pikat e kalimit kufitar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN