Granit Xhaka: Fjalët nuk mjaftojnë të shpreh atë që ndjej!

Granit Xhaka, futbollisti nga Kosova që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, është një nga shqiptarët më të ndjekur në rrjetet sociale, aty ku asnjëherë nuk heziton të shpërndajë me ndjekësit e tij momentet më të bukura nga jeta.

Së fundmi, mesfushori i Arsenalit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqet në krahët e nënës së tij në fëmijëri. Në mbishkrimin e fotografisë, Xhaka shkruan një urim të përzemërt me fjalë të sinqerta për nënën e tij, me rastin e ditëlindjes së saj.

“A mjafton fjala urime që ta shprehi atë që kam në zemër. Nuk ekziston fjalë në botë që e ndërroj veç me një emër. Nuk ka dashni në botë që ma e madhe mund të jetë. Nëse ty nuk të kam kjo botë çfarë vlere mund të ketë. Për dhimbjen ma të vogël emrin tënd e thirri. Por edhe ty të jap lajme kur jam më se miri. Të flas për ty s’më mjaftojnë letrat e kësaj bote. Se dashuri pa hile është veç dashuria jote. Me një fjalë në fund po e mbylli këtë poezi. Urime NANË ditëlindjen e lum unë që të kam ty”, ka shkruar Granit Xhaka në “Instagram”.

Rreth një vit më parë, Granit Xhaka u martua me bukuroshen shqiptare Leonita Lekaj, por sigurisht që ajo është një tjetër dashuri…

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN