Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Historiku i borxhit publik shqiptar

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 16:28 | Ekonomi

Shqipëria është vendi i dytë në rajon me nivelin më të lartë të borxhit. Me 71.6% ne lëmë pas vetëm Malin e Zi, duke e bërë këtë tregues shqetësimin kryesor për ekonominë. Problemet me borxhin kanë nisur që në fundin e ish qeverisjes Berisha, ku në 2014 u la një stok rreth 70.1% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, për shkak të detyrimeve të prapambetura të biznesit.

Rama u zotua në shlyerjen e këtyre pagesave dhe pas ardhjes në pushtet, lidhi marrëveshjen 3-vjeçare të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ku në këmbim siguroi 300,5 milionë euro. Këto para u përdorën, jo vetëm për biznesin, por edhe për të lehtësuar administrimin e financave, duke i siguruar qeverisë paratë që mungonin.

Borxhi kapërceu në mandatin e parë mbi 73%, duke u kthyer në rrezik dhe duke e detyruar qeverinë të shkurtonte shpenzimet. Në pamundësi për të marrë borxh të ri për investime, në mandatin e dytë Rama çeli programin 1 miliard të e partneritetit publik-privat (PPP) për infrastrukturën, kostot e të cilave sërish paguhen nga buxheti për periudha 15-vjeçare, por nuk përfshihen në përllogaritjen e këtij treguesi.

Për këtë vit, qeveria parashikon ta ulë borxhin në 69,5% dhe ta reduktojë më tej në 65,4% në vitin 2020. Por, kjo shifër nuk jep vlerën reale të borxhit. Pasi në të nuk janë përfshirë përveç kostove të PPP-ve, edhe detyrimet e prapambetura të bashkive dhe rimbursimeve të TVSH-së, si dhe vendimet e gjykatave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë