Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Marrëveshja për "Brexit", May përballet me kabinetin

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 16:09 | Bota

Brukseli dhe Londra e kanë arritur më në fund një marrëveshje për “Brexit”-in. Por kryeministrja Theresa May përballet tani me provën më të vështirë, atë të sigurimit të mbështetjeve nga kabineti i saj dhe parlamenti britanik.

Pas negociatave të vështira disa mujore, Britania e Madhe dhe Bashkimit Europian u dakordësuan për një draft marrëveshje për Brexit-in, por Theresa May përballet tani më provën më të vështirë, bindjen e kabinetit të saj.

Ministrat e qeverisë britanike mblidhen sot në Downing Street, mes thirrjeve për ta refuzuar ujdinë si nga mbështetësit e Brexit, ashtu edhe nga mbështetës të kampit pro qëndrimit.

Kryeministrja po zhvillon gjithashtu takime kokë më kokë me secilin prej ministrave lidhur me planet. Mësohet se disa prej pjesëtarëve të kabinetit kanë rezerva të thella e megjithatë ujdia konsiderohet si një moment i rëndësishëm në negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Brukselit.

Teksti draft marrëveshjes nuk është publikuar, por mendohet se përbëhet nga rreth 500 faqe. Atje adresohet çështja e Irlandës së Veriut, dhe garantohet se kontrollet fizike nuk do të rivendosen në kufirin me Republikën Irlandeze në rastin se Londra dhe Brukseli nuk do të dakordësohen mbi një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme tregtare.

Megjithatë plani për të ruajtur një kufi të butë me Republikën e Irlandës, i bën mbështetësit e Brexit-it t’i druhen një bllokimi të mundshëm të Britanisë brenda rregullave tregtare të BE.

Betejë e vështirë për Theresa May-in pritet të jete edhe ajo për sigurimin e mbështetjes në parlament, ndërsa disa konservatorë janë zotuar të votojnë kundër planit. Ish-sekretari për Punët e Jashtme e cilësoi marrëveshjen për Irlandën e Veriut si të papranueshme për këdo që beson te demokracia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë