Mid’hat Frashëri do të prehet në atdhe, vlerësime nga politikanët

“Do të donja që varri im të jetë në një ceptë kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugës; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhe një qiparis. Më duket sikur do të jem ruajtësi iInstitutit të Albanologjise”.

Ky është amaneti i 4 Marsit 1929, kur Mid’hat Frashëri ishte gjallë. Edhe pse nuk u përmbush deri në fund, pasuesi i Frashëllinjve do të prehet pranë Naim dhe Sami Frashërit. Eshtrat e tij mbërritën mëngjesin esotëm nga SHBA-ja për t’u nderuar fillimisht në Akademinë e Shkencave.

Arkë morti i mbuluar me flamurin kombëtar u dërgua me pas në Kodrat e Liqenit, për t’u prehur në tokën shqiptare.

Pavarësisht nderimeve, ka nga ata që flasin për dritëhije në veprimtarinë e Mit’hat Frashërit.

“Ka një diskutim për veprimtarinë e tij politike pas viteve ’40, por unë këtë gjë nuk e shoh se e errëson atë prurje të madhe që solli Mit’hati gjatë 40 vjetëve, që nga 1990-ta”, shprehet Maks Velo.

“Çdo politikan shqiptar ka dritëhijet eveta, por Mid’hati edhe kur ka gabuar gjithmonë ka menduar se i shërbente çështjes shqiptare”, shprehet Valentina Duka, deputete e PD.

“Mid’hat Frashëri ka ardhur në Shqipëri merënien e Komunizmit, sigurisht që po të ishte bërë më herët do të kishte qenë edhe më mirë”, thotë Aldo Bumçi, deputet i PD.

Vlerësimi për figurën e Mid’hat Frashërit dhanë edhe Rama, Basha e Berisha. “Mid’hat Frashëri, hije plot dije. Nuk inegocioi kurrë bindjet e tij. Mjaft më me përdorimin e atyre që nuk janë më, duke iu vënë në gojë ato që nuk i kanë thënë kurrë. U preftë në paqe në dheun eShqipërisë Mid’hat Beu dhe koha pastroftë figurën e tij nga balta e hedhur”, u shpreh Kryeministri Rama.

Sali Berisha: “Pavarësisht se Shqipëria nuk ka qenë e drejtë, përsëri ai sot vjen dhe pushon në gjirin e dheut të tij për tëcilin sakrifikoi gjithçka”. Lulzim Basha: “Eshtrat e çdo patrioti që padrejtësiae diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i ka lënë të dergjen jashtë kufijve të mëmëdheutpër të cilin lanë gjithçka duhet të kthehen dhe të nderohen në Shqipëri”.

Shkarkoni aplikacionin e A2