Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

PD: Buxheti 2019-ës, buxheti i oligarkëve

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 16:14 | Ekonomi

Partia Demokratike ka bërë thirrje për të mos votuar buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas nënkryetares së komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, do të varfërojë shqiptarët dhe do të pasurojë një grup oligarkësh.

“Ky buxhet në mënyrë të paprecedentë vendos në vitin 2019 koncesione me vlerë 105 milionë euro. Janë 2,1 miliardë dollarë për 14 kontrata të gjitha korruptive, të gjitha me shifra të fryra, të gjitha me probleme në konkurrim, pjesa më e madhe e tyre me ofertë të pa kërkuar. Gjoba vjetore prej 105 milionë eurosh e gjitha do të paguhet nga buxheti i shtetit”, tha Tabaku në një konferencë për mediat.

Deputetja demokrate shtoi se skema që ka zgjedhur qeveria për të vjedhur shqiptarët është partneriteti publik-privat. “Metoda e shpikur në këtë qeverisje, e bekuar me emrin gjoja perëndimor të PPP-ve i ka kushtuar deri më sot shqiptarëve 2,2 miliardë euro, një shifër e barabartë me 31% të Produktit të Brendshëm Bruto”.

Shumica po diskuton e vetme në Kuvend buxhetin e vitit të ardhshëm, për shkak të bojkotit parlamentar të opozitës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani