Përmbytjet dhe tërmetet, Emergjencat u kanë qytetarëve 540 mln lekë borxh

Borxhi që Emergjencat Civile u kanë qytetarëve të përmbytur ose të prekur nga tërmetet vitet e fundit kap shifrën e 540 milionë lekëve.

Për 2019-n do të dëmshpërblehen vetëm ata që kanë plotësuar dokumentacionin siç duhet. Për të pakujdesshmit dhe të vonuarit, i vonuar në vite do të jetë dhe rimbursimi.

“Kemi marrë në konsideratë ato vlera që janë me dokumentacion të plotë, ndryshe do të themi se kjo do të mbartet në një vlerë buxhetore për të ardhmen”, u shpreh kreu i emergjencave, Haki Çako.

Duke e cilësuar Shqipërinë një vend me risk të lartë për fatkeqësitë natyrore, drejtori i ri i Emergjencave Civili, Haki Çako pohon se sigurimi i banesave do të jetë e detyrueshme me ligj.

Në ligjin që ministria e Mbrojtjes po harton, në rast emergjencash, përgjegjësi më të madhe merr dhe pushteti vendor. Ndërkohë qeveria nuk ka një shifër të saktë sa është dëmi i shkaktuar nga tërmetet e kësaj vere.

Shkarkoni aplikacionin e A2