Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shullazi, historia e krimeve që nisën prej vitit `99

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 11:26 | Kronikë
Emiljano Shullazi

Një ditë pas vendimit për shpalljen fajtor dhe dënimin e Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, Gjykata e Krimeve të Renda, deklaron se nuk është vënë kurrë në presion nga asnjë palë gjatë dhe pas vendimit.

Pak minuta pas shpalljes së verdiktit, trupa gjykuese ka vendosur të mos reagojë në lidhje me qëndrimin e palës mbrojtëse në këtë proces.

Por kush është Emiljano Shullazi, personazhi që trazoi për një kohë të gjatë edhe politikën në vend?

Emiljano Shullazi është ndaluar dhe arrestuar disa herë nga policia për kërcënime dhe armëmbajtje. Në nëntor të vitit 2011 ai u lirua nga burgu pasi kreu dënimin prej 7 vjetësh e 4 muaj burg për trafik droge. Për një kohë të gjatë ishte cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i një grupi kriminal që vepronte në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Banda e Shullazit në gjygj

Me emrin e tij lidhen shumë ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin që prej vitit 1999. Prej atij viti dhjetëra të vdekur numërohen nga të gjitha anët e botës së krimit në kryeqytet. Më të përmendurat janë vrasjet e Denis Ginës, Edgar Libohovës, Ervin dhe Ergys Borovës, Alban Danit apo Erald Harshovës.

Emiljano Shullazi drejtonte atë pjesë të grupit që përbëhej nga Pajtim Serjani, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar.

Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Përpara vitit 2016, Shullazi ishte arrestuar edhe në 9 nëntor 2011. Emiljano Shullazi dhe Gilmand Dani, u arrestuan nga forcat e komisariatit të policisë nr. 2.Policia tha se menjëherë pas kapjes së tyre, janë ushtruar kontrolle në banesat përkatëse.

A2 CNN Livestream

Dita jonë