“Shullazi”, reagon Ambasada Amerikane: Kriminelët e kanë vendin në burg. Kush e ka radhën?

Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin një ditë më parë për Emiljano Shullazin, duke e dënuar me 14 vite burg për gjobvënie dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Partia Demokratike reagoi e para duke u shprehur me anë të një deklarate për mediat se dënimi për Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij duhet të ishte më i rëndë, ndërsa theksoi se ai është mbrojtur nga qeveria.

Ndërkohë, ditën e sotme as Ambasada Amerikane nuk ka hezituar në lidhje me vendimin e Gjykatës një ditë më parë, por në kundërshtim nga Partia Demokratike ka inkurajuar Gjykatën për vendimin duke e vlerësuar atë, madje ka shkuar edhe më tej duke thënë në deklaratë se “bosi i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg”.

🇦🇱️ | Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 14. November 2018

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, mbyllet reagimi i Ambasadës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN