Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ulja e borxhit, qeveria tërhiqet. I lë bankat e lira

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 16:00 | Ekonomi

Pas sigurimit të eurobondit 500 milionë euro në tetor, qeveria ka hapësira të kufizuara për të marrë borxh të ri. Kjo duke pasur parasysh edhe detyrimin për konsolidim fiskal, e thënë ndryshe ulje të borxhit deri në 65% vitin e ardhshëm.

Një situatë të tillë, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, e shiti si një tërheqje të qeverisë nga tregu i brendshëm për t’i lënë hapësirë biznesit dhe qytetarëve për t’u kredituar. “Tërheqja e qeverisë nga tregu i brendshëm lë hapësirë më shumë për bankat që të japin kredi për ekonominë, për privatët, që është edhe qëllimi. Dhe e dyta, ul interesin”, tha Arben Ahmetaj.

Borxhi konsiderohet problemi kryesor i ekonomisë shqiptare. Kjo duke pasur parasysh edhe koncensionet që po jepen në kuadër të programit 1 miliard euro të qeverisë. Kosto që shlyhen nga
buxheti dhe që qeveria nuk i përfshin tek treguesi i borxhit, që sipas saj pritet të zbresë në 69.5% deri në fund të vitit.

Një përllogaritje që nuk jep vlerën reale të borxhit që qeveritë kanë marrë në vite, por që rëndon mbi qytetarët dhe brezat e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani