Vettingu, ekspertët e Venecias do vijnë në Tiranë

Foto arkiv

Në pritje të një opinion për vettingun në politikë, Komisioni i Venecias do të sjellë në Tiranë ekspertët e saj.

Një delegacion i Komisionit do të vizitojë kryeqytetin në datat 19-20 nëntor për të marrë opinionet e partive parlamentare mbi propozimin e Partisë Demokratike.

Hartimi i opinionit përfundimtar për këtë çështje do të bëhet në sesionin plenar që do të mbahet në datat 14 dhe 15 nëntor.

Parlamenti ka parashikuar që seancën e radhës dëgjimore për këtë temë ta zhvillojë në qytetin e Elbasanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN