Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zbulohet një ”kopsht zoologjik” mumiesh në Egjipt (Galeri)

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2018, 12:46 | Bota

Shpesh herë arkeologët kanë gjetur pranë varreve të faraonëve egjiptian miqtë e tyre shtëpiak, në veçanti macet e lartësuara në perëndi. Por zbulimi që i doli para syve studiuesve që eksplorojnë çdo ditë nekropolin e Sakarës në Egjipt ishte vërtet i rrallë.

Qindra mumie kafshësh të ndryshme, nga macet te krokodilët dhe luanët, nga gjarpërinjtë tek brumbujt e rrallë u gjetën në disa varre që mendohet i përkasin dinastisë së pesë të Mbretërisë së Vjetër egjiptiane, pra rreth 4500 vite më parë.

Gjendja e balsamosjes sipas studiuesve është pothuajse perfekte, falë disa teknika ende jo totalisht të qartësuara nga zbulimet e dekadave të fundit.

Disa prej tyre ruheshin brenda sarkofagësh të mirëfilltë druri me formën e tyre origjinale. Mumiet do të ruhen në Muzeun historik egjiptian të Kairos, ku mendohet do të tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve.

Krahas kafshëve u zbuluan me qindra objekte të tjera interesante, mes të cilave shishet me bojën e zezë dhe të kuqe me të cilën shkruheshin papiruset e famshëm.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani