Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bëhuni gati, dimri vjen këtë fundjavë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2018, 10:53 | Aktualitet

Ndërkohë që Europa Veriore dhe brigjet Perëndimore të saj dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore të izoluara, zonat Qendrore dhe Lindore të kontinentit po përjetojnë mot të kthjellët dhe të freskët.

Por fundjava përmbys tablotë sinoptike nga Perëndimi në Lindje. Veriu dhe Perëndimi i Europës do të ketë temperatura të larta, mesatarisht 15 gradë Celsius mbi vlerat tipike të nëntorit, ndërsa masat e ftohta ajrore zbresin nga rrethi Polar drejt Juglindjes së Europës.

Shqipëria dhe rajoni do të qëndrojnë nën ndikimin e motit të ftohtë me reshje shiu dhe dëbore nga fundjava deri të paktën të premten tjetër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë