Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Buxheti për bashkitë, qeveria jep vetëm 1 miliard më shumë për vitin 2019

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2018, 14:04 | Ekonomi

Qeveria do të rrisë me vetëm 1miliardë lekë mbështetjen financiare për bashkitë vitin e ardhshëm. Në projektbuxhetin 2019 për pushtetin vendor, që do të përballet edhe me zgjedhjet e radhës, janë parashikuar 17.5 miliardë lekë si transfertë e pakushtëzuar, me rritje vjetore vetëm 6.1 për qind.

Këto janë fondet që jepen nga qeveria për bashkitë, si mbështetje në kryerjen e funksioneve, shpërndarja e së cilave bëhet mbi bazën e popullsisë.

Fatlum Nurja, ekspert i çështjeve vendore 

Sipas ekspertit të çështjeve vendore Fatlum Nurja “qendrat e Bashkive marrin fonde më tepër sesa njësitë administrative, ose ish komunave. Ndoshta ka ardhur koha që ka ardhur koha që të dizajnohet një skemë që njësitë e pasura të paguajnë për njësitë më të varfra”.

Fondet që qeveria jep për bashkitë janë një ndihmë shumë e madhe për kryerjen e funksioneve të pushtetit vendor.
Reforma territoriale- administrative, që hyri në zbatim 3 vite e gjysmë më parë synonte uljen e kësaj varësie financiare dhe rritjen e decentralizimit.

Gjë që nuk ka ndodhur dhe që e ka dështuar reformën, të paktën siç duket nga shifrat dhe siç konstatoi pak kohë më parë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë