Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gjermania “ringjallet” ndaj Rusisë, Anglia shumë e fortë për SHBA-në

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2018, 22:47 | Futboll

Pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Kombeve, kombëtarja e Gjermanisë është rikthyer bindshëm në ndeshjen miqësore ndaj Rusisë, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0.

https://www.youtube.com/watch?v=cObcqJ5DQqg

Në “Red Bull Arena” të Leipzigut gjithçka u vendos që në 45 minutat e para. Të besuarit e trajnerit Low zhvilluan një 45-minutësh të parë magjik, duke bërë gjithçka në mënyrë perfekte dhe duke arritur të dërgojnë plot 3 herë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga portieri rus Lunev.

Leroy Sane hapi serinë e golave për “Panzerat” në minutën e 8’, ndërsa Sule në të 25-ën dhe Gnabry në të 40-ën, vulosën rezultatin 3-0, që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën që sinjalizoi fundin e takimit.

Edhe Anglia mori një fitore të pastër 3-0, në miqësoren e luajtur në “Wembley” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidë që tërhoqi vëmendjen për faktin se ishte e fundit e sulmuesit Wayne Rooney, me fanellën e “tre luanëve”. Lingard, Alexander-Arnold dhe Wilson shënuan për anglezët, ndërsa Rooney u aktivizua në minutën e 58’ sot, për të shënuar edhe ndeshjen e 120-ë me përfaqësuesen, që e rendit të dytin me më shumë takime me fanellën e “tre luanëve”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë