Gruevski në arrati, tranzit nga Shqipëria

FILE PHOTO: Former Macedonian prime minister Nikola Gruevski enters a court in Skopje, Macedonia, October 5, 2018. REUTERS/Ognen Teofilovski/File Photo

Në orën 19:11 minuta të së dielës, ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka kaluar tranzit në tokën shqiptare për të dalë më pas nga Hani i Hotit.

Ai ka qenë pasagjer në një automjet në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Lajmin e ka saktësuar Policia e Shtetit, duke shtuar se Interpol Shkupi i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar vetëm dy ditë më pas, më 13 nëntor.

Mbetet ende e paqartë si ka hyrë Gruevski në Shqipëri. Ka dyshime se ai ka hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër, pasi nuk figuron në sistemin TIMS.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, u dënua me dy vjet burg, për rastin “Tanku” lidhur me automjetin luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë euro. Aktualisht ish-Kryeministri maqedonas ka kërkuar azil politik në Hungari, kërkesë që është pranuar nga autoritet hungareze.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN