Karvani i refugjatëve ka mbërritur në kufirin amerikan, i presin 5000 ushtarë (Galeri)

Autoritetet amerikane i prisnin vetëm pas disa javësh, por karvani me të dëshpëruarit e Amerikës Latine tashmë gjenden pak metra nga kufiri amerikan, madje disa prej tyre ka tentuar ta kaloj atë.

Janë qindra persona që kanë filluar të mblidhen përgjatë kufirit, veçanërisht në qytetin meksikan të Tijuana, ku disa po strehohen në qendra pritjeje, por ka shumë që kanë preferuar të vënë çadra në plazhe, në afërsi të murit që ndan dy vendet.

Pikërisht nga ana tjetër i murit, një forcë prej 5200 forcash të rendit po përgatitet të kundërshtoj çdo tentativë të latino amerikanëve të ardhur kryesisht nga Hondurasi dhe El Salvadori, për të kaluar muret mbrojtëse duke hyrë ilegalisht në SHBA.

Disa persona tentuan të kapërcejnë murin kufitar, por janë arrestuar menjëherë nga autoritetet amerikane, duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të aplikuar për azil, mundësi që i mohohet atyre që hynë ilegalisht në Amerikë.

Për ditë të tëra mediat amerikane kanë ironizuar faktin që forcat kufitare po bënin “turizëm të paguar” në plazhet e Kalifornisë, por me sa duket qetësia në atë plazh po mbaron, duke menduar që pjesa më e madhe e karvanit gjendet ende rreth 1000 kilometra nga kufiri ku përqendrohen shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN