Korrespondenca me CAS, pritet vendimi për Skënderbeun

Skënderbeu dhe UEFA, një luftë që vijon prej tetë muajsh. Pas përjashtimit të korçarëve për dhjetë vjet nga aktivitetet ndërkombëtare dhe gjobës një milion euro, klubi nisi betejën ligjore kundër konfederatës europiane.

Çështja kaloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Vendimi i CAS ende nuk ka ardhur dhe kjo ka nxitur spekulimet, nëse diçka e tillë do të ndodhë.

Për të garantuar tifozët se klubi do ti shkojë deri në fund çështjes, Skënderbeu publikoi edhe korrespondencën më të fundit.

Një dokument i datës 29 tetor, ku CAS njofton klubin shqiptar dhe UEFA-n rreth detajeve të çështjes, të cilat mbeten konfidenciale deri në mbylljen e gjyqit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN