Kroacia rikthen “në vend nderin”, fitore spektakolare ndaj Spanjës

U turpëruan rreth dy muaj më parë kur u mundën 6-0, por tashmë Kroacia ka kthyer nderin në vend, madje duke rritur shpresat për kualifikim tashmë pasi mundi Spanjën më rezultatin 3-2.

Kramariç dhe dy gola të Jedvaj ishin ato që i dhuruan 3 pikë të vyera kroatëve nënkampionë të botës, ndërsa për spanjollët barazuan përkohësisht Ceballos (1-1) dhe Ramos me penallti (2-2).

Kur u duk se Spanja do të shkonte e qetë drejt biletës së “play off”-it, pasi në ndeshjen e fundit mes Anglisë dhe Kroacisë, “3 luanëve” do t’u duhej të fitonin me 6 gola diferencë, ata mposhten dhe tashmë nuk kanë asgjë në dorën e tyre. Fatet e grupit 4 të Ligës A do të vendosen pikërisht në “Wembley”, ku në rast fitoreje për njërën prej dy ekipeve do të nënkuptonte kualifikim në “play off”, ndërsa në rast barazimi mes Anglisë dhe Kroacisë, të dyja do të mbeteshin jashtë, me nënkampionët e botës që do të zbrisnin në Ligën B.

https://www.youtube.com/watch?v=WVlLs5q41N8

Një sukses të rëndësishëm në Ligën e Kombeve regjistroi Belgjika ndaj Islandës. Kombëtarja që kryeson renditjen e FIFA-s u imponua përmes rrjetave nga Batshuai, e tani me 9 pikë në 3 ndeshje i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit ndaj Zvicrës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN