Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Mediat serbe: Gruevski u largua nga Shqipëria

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2018, 14:57 | Ballkani
Nikolla Gruevski (d) dhe Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Ndërsa organet e rendit dhe hetuesia maqedonase po përballen me trysni në rritje për të qartësuar rrethanat e largimit te ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski apo për të identifikuar bashkëpunëtorët e tij, mediat serbe spekulojnë se ai ka kaluar nga kufiri shqiptar me pasaportë të rreme.

Sipas së përditshmes serbe “Politika”, Gruevski fluturoi me anë të kompanisë Malev nga Tirana në Budapest, i maskuar me kapele dhe syze dielli. Autoritetet maqedonase kanë nisur procedurat për ekstradimin e ish-Kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari.

Ndërsa qeveria hungareze duket se i ka ofruar mbështetje Gruevskit, opozita kërkon arrestimin dhe ekstradimin e tij të menjëhershëm. Partia nacionaliste hungareze Jobik, por edhe partitë e majta Dialog dhe Koalicioni Demokratik, deklaruan të mërkurën se Gruevskit duhet t’i refuzohet kërkesa për azil.

Ndërkaq, Kryeministri maqedonas Zoran Zaev i hedh poshtë vlerësimet dhe zërat për një pazar të mundshëm midis pushtetit dhe Gruevskit, që të përfitoheshin votat e ligjvënësve opozitarë për ndryshimet kushtetuese.

A2 CNN Livestream

Dita jonë