Një “përrallë e errët” shitet për 11 mijë dollarë

Një foto e shkrepur në vitin e largët 1933 është shitur së fundmi në ankand për 11 mijë dollarë.

Me një shikim të shpejtë dhe jo te thelluar, nga kjo foto e një burri që përqafon një vajzë të vogël, duket një skenë e madhe lumturie.

Por nga një vështrim më i afërt zbulon diçka aspak normale, një “përrallë e errët”: Adolf Hitleri, njeriu që qëndron pas vrasjes së miliona hebrenjve dhe një vajzë e vogël hebre. Në foton e veçantë shihet Adolf Hitler duke buzëqeshur dhe përqafuar një vajzë hebre 6-vjeçare, Rosa Bernile Nienau.

Fotoja është realizuar nga fotografi zyrtar i Hitler, Heinrich Hoffmann. Shtëpia e ankandit bëri të ditur se Hitleri e kishte mësuar për prejardhjen hebraike të vajzës, por në rastin e saj ai anashkaloi ligjet raciste që kishte vendosur.

Rosa Bernile Nienau lindi në vitin 1926 dhe kishte gjyshen hebre. Vajza e vogël ishte pothuajse 6 vjeç kur u fotografua me Hitlerin. Ajo vdiq nga poliomieliti në moshën 17-vjeçare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN