Perlat e Maria Antonetës shiten me çmim rekord

Një varëse me perla e diamante, e cila i përkiste mbretëreshës fatkeqe Maria Antoneta, u shit me një çmim prej 36 milion dollarësh, në atë që shtëpia e ankandeve Sotheby’s, e cilëson një rekord botëror për një varëse perlash. Stolia e çmuar u shit pas një luftë ofertash në ankandin e zhvilluar në Gjenevë. Çmimi fillestar i saj ishte 2 milionë dollarë.

Varësja ishte pjesë e një koleksioni të madh stolish të shitura nga shtëpia mbretërore italiane e Borbonëve-Parma. Disa prej tyre kishin qëndruar larg syve të publikut për 200 vjet.

Ankandi i Sotheby’s për stolitë e Maria Antonietës

Rekordin paraprak për stolinë më të shtrenjtë më perla e mbante një varëse e Elizabet Taylor. Ajo u shit për 11.8 milion dollarë në një ankand të Kristit, në 2011-tën.

Sotheby’s e cilësoi ankandin e së mërkurës në Gjenevë, si një prej koleksioneve më të rëndësishme mbretërore që kane dalë ndonjëherë në treg.

Maria Antonieta, e vrarë në gijotinë në 1793

Maria Antoneta shquhej për stilin ekstravagant të jetesës e bizhuteritë e panumërta, çka e ktheu në një personazh të urryer për popullin në prag të revolucionit francez. Ajo arriti ti dërgonte stolitë tek familja e saj në Austri, para përpjekjes së dështuar për tu arratisur nga Franca me Luigjin e 16 dhe fëmijët e tyre. Mbretëresha u vra në gijotinë në 1793, kur ishte 37 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN