Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Vishte tanga, nuk quhet përdhunim!”, verdikti ndez opinionin publik në Irlandë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2018, 17:01 | Bota
Protesta e deputetes Coppinger në Parlamentin irlandez

Shoqatat në mbrojtje të grave janë në revoltë në Irlandë pas verdiktit të gjykuar skandaloz ndaj një 17 vjeçare, dhunuesi i akuzuar i të cilës u lirua për faktin se vajza natën e krimit kishte veshur një palë tanga.

Duket një histori që i përket një shekulli tjetër, por është në fakt pjesë e pretencës me të cilin avokati i 27 vjeçarit të akuzuar për përdhunim arriti të bindë jurinë në qytetin e Cork në Irlandë që marrëdhënia mes dy protagonistëve në afërsi të një lokali nate ishte konsensuale.

“Sipas jush ajo vajza nuk ishte e gatshme për të pasur marrëdhënie seksuale atë natë? Duhet të shihnit si ishte e veshur: kishte një tanga prej tyli”, kjo është fjalia që bindi jurinë, 8 meshkuj dhe 4 gra, dhe gjeneroi një “furtunë” mediatike në gjithë vendin.

Tweet i deputetes Coppinger në solidaritet për vajzën e dhunuar 

Hashtagu #ThisNotConsent (Ky nuk është pranim) u përhap në rrjetet sociale, ku mijëra gra vendosën në statuset e tyre pamje të veshmbathjeve seksi si shenjë solidarizimi me adoleshenten, emri i të cilës nuk bëhet i ditur për shkak të moshës.

Protesta më e bujshmi mbetet ajo e deputetes Ruth Coppinger, që nxorri nga çanta një palë tanga në sallën e Parlamentit në Dublin. “Duket e turpshme që po nxjerr veshmbathjet në Parlament, po sa e turpshme ka qenë për atë vajzë ti nxirreshin tangat në Gjykatë?, arsyetoi deputetja irlandeze mes konsensusit të kolegeve.

Protestues përballë gjykatës

Ndërkohë përballë gjykatave në Cork dhe qytete të tjera qindra aktivistë dhe pjesë e shoqërisë civile u mblodhën duke hedhur mbathje në shkallët e pallatit të drejtësisë.

Mbathjet përballë gjykatës në Cork

Irlanda ka qenë shpesh herë në syrin e opinionit publik për qëndrimet konservatore ndaj grave në vendimet e gjykatave.

A2 CNN Livestream

Dita jonë