10 vepra penale që rëndojnë mbi Gruevskin

B76AA6F0 A806 4CF4 943E 4EEA8E34DB87 cx0 cy3 cw0 w1200 r1 s 1100x620

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, mund të ndiqet penalisht për 10 çështje të ndjekura nga prokuroria speciale publike në Maqedoni.

Pas arratisjes, Gruevski do të gjykohet në mungesë për katër çështje për të cilat akuzohet aktualisht, që njihen si dosjet: TNT, Titanik, Trajektoria si dhe Dhuna në komunën Qendër.

Avokati i Gruevskit, Elenko Millanov

Por ish kryeministri maqedonas, është i dyshuar edhe për gjashtë dosje të tjera të PSP-së. Informacionin e ka konfirmuar sot, avokati i Nikolla Gruevskit, Elenko Millanov, i cili saktësoi se për ish –kryeministrin , nuk do të ketë procedure të veçantë.

Gruevski do të gjykohet në mungesë për të gjitha çështjet, pasi kërkoi azil politik në Hungari. Atij iu komunikua dënimi me dy vite burg, për rastin Tanku.