Arratia e Gruevskit, u ndihmua nga çetnikët serbë

Kreu i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, është shprehur se Nikolla Gruevski u prit nga çetniket serbë, sapo kaloi Malin e Zi.

Sheshel e dha këtë deklaratë për mediat serbe.

“Lajmet e fundit janë se vëllai ynë, Nikolla Gruevski nga Maqedonia përmes Serbisë shkoi në Hungari në vëllazërore. Ai i shpëtoi pabesisë së Zoran Zaevit, i cili kërkon ta arrestojë. Pasi doli në kufirin serb, Gruevski është pritur nga rebelët çetnikë serbë dhe në orën 5 të mëngjesit të 12 nëntorit ai kaloi në Hungari”.

Policia shqiptare thotë se më 11 nëntor, ish-Kryeministri i Maqedonisë, kaloi kufirin e Hanit të Hotit. Edhe policia e Malit të Zi ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, ku shprehet se po më 11 nëntor, ish-Kryeministri i Maqedonisë ka hyrë në territorin e këtij shteti dhe po atë ditë ai ka dalë drejt Serbisë.

Ndërkaq, ky zhvillim është komentuar edhe nga analistë të shumtë në Maqedoni, të cilët japin versione të ndryshme rreth fatit të dosjes hetimore, pasi Gruevski akuzohet për abuzime me fondet shtetërore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN