“Bilbilat” shqiptarë në Ligën e Kombeve

Arbitrat shqiptarë vijojnë të konfirmohen në arenën ndërkombëtare. Enea Jorgji ishte gjyqtari kryesor në takimin e djeshëm mes Estonisë dhe Hungarisë, e cila u fitua nga hungarezët pastër 2-0. Një ndeshje e kontrolluar siç duhet nga ana e Jorgjit i cili pati jo pak punë mbrëmë, duke ndëshkuar 4 lojtarë me karton të verdhë, 3 për Hungarinë dhe 1 për estonezët.

Së bashku metë në Budapest udhëtuan gjithashtu edhe katërshja shqiptare e arbitrave në rolin e asistentëve. Ermal Barushi dhe Ridiger Cokaj patën rolin e vijërojtësit, të cilët akorduan 2 pozicione jashtë loje, të dyja kundër Estonisë ndërsa dy gjyqtarët e tjerë Rejdi Avdo dhe Kridens Meta u vendosën pas porte për të kontrolluar zonën.

Kjo ishte ndeshja e dytë në Ligën e Kombeve që gjykohet nga një bilbil shqiptar, pas asaj mes Armenisë dhe Lihtenshtajnit atje ku Jorgji akordoi dhe një 11-metërsh. Një tjetër sukses për arbitrimin tonë që debutoi historikisht vetëm para pak javësh në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Shkarkoni aplikacionin e A2