Kadare prezanton në Panair veprën “epilog” të karrierës së tij

Kadare firmos autografe në Panairin e Librit

Fati i qindra shkrimtareve të njohur, që vuajtën në sistemin komunist, kjo është kryefjala e veprës së fundit të shkrimtarit Ismail Kadare, që shkrimtari ka prezantuar sot në panairin e librit në Tiranë.

“Kur sunduesit grinden” rrëfen jo pak edhe rrjedhën e vetë Kadaresë, ndërsa shkruante gjatë sistemit diktatorial. ‘Letërkëmbimi është në fakt një grindje midis Stalinit dhe Pasternakut, por që ka një shekull që nuk sqarohet”, rrëfen mes autografeve të shumtë shkrimtari i madh gjirokastrit.


“Kur sunduesit grinden”, vepra e fundit e shkrimtarit Ismail Kadare

Joshja për të takuar një shkrimtar të përmasave të tilla si Ismail Kadare, ka kapluar edhe dhjetëra dashamirës të veprës së tij, të qëndrojnë për më shumë se një orë në radhë për të takuar emrin më të lakuar të letërsisë shqipe.

Panairi i Librit në Tiranë

Me herët Kadare ka deklaruar se kjo do të përfaqësojë edhe veprën e fundit artistike që përcjell shkrimtari për lexuesit e tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN