Këlyshi i luanit në “Lamborghini”, policët francezë e quajnë “Putin”

Policia e Parisit u njoftua se një këlysh luani ishte parë në një makinë luksoze. Policia reagoi menjëherë duke ushtruar kontroll në një makinë “Lamborghini”, ku zbuluanse shoferi në ato momente ishte duke bërë foto me kafshën.

Shoferi, një33-vjeçar fillimisht këmbënguli se ishte “vetëm një mace”, por gjithsesi u vu në pranga nga policia.

Policët i vendosën kafshës emrin e Presidentit rus, Putin. Luani i vogël është vetëm dy muajsh e gjysmë. Ai u dërgua më pas në një qendër të strehimit të kafshëve.

Këlyshi Putin shpëtohet nga policët

Policët në Paris e kanë pagëzuar me emrin e presidentit rus një këlysh luani që gjetën në një makinë të markës Lamborghini gjatë një kontrolli rrugor. Këlyshi Putin, me moshë 2 muaj e gjysmë, tani strehohet në një qendër për kafshët e rrezikuara. Shoferi i makinës është arrestuar.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 15. November 2018

Muajin e kaluar, policia gjeti një tjetër këlysh luani në një apartament në periferi të Parisit.

Shkarkoni aplikacionin e A2