Ku kaloi Gruevski? Sipas Fatos Klosit ka kaluar nga Bllata i veshur si fshatar

Gruevski ka hyrë në territorin e Malit të Zi më 11 nëntor përmes pikës kufitare shqiptare të Hanit të Hotit. Përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Brendshme e Malit të Zi saktëson se ish kryeministri maqedonas është larguar nga Maqedonia po atë ditë.

Reagimi i ministrisë së brendshme malazeze vjen një ditë pasi autoritetet shqiptare pranuan se Nikolla Gruevski kishte kaluar nga Hani i Hotit përmes një makine me targa diplomatike të ambasadës së Hungarisë në Tiranë dhe se procedura ka qenë ligjore pasi më 11 nëntor, ish kryeministri nuk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Fatos Klosi

Ndërkohë, për mënyrën sesi ish kryeministri maqedonas ka kaluar kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë ka ende shume elementë të paqartë.
“Nikolla Gruevski hyri në Shqipëri i maskuar si një fshatar i zonës së Bllatës”. Detajin e bën publik ish kreu i SHISH, Fatos Klosi që pretendon se ka informacion për ngjarjen.

Fatos Klosi deklaron se Gruevski nuk ka kërkuar ndihmën e palës shqiptare për tu arratisur nga Shqipëria, pasi kjo do komplikonte marrëdhëniet, duke shmangur përfshirjen e institucioneve vendase. Klosi thotë se ai ka gjetur mbështetjen e trupit diplomatik, vend i cili i siguroi atij dhe azilin.

Zona ku sipas Klosit ka kaluar ish kryeministri Gruevski

Ai deklaroi se përgjegjësia për këtë i takon Hungarisë, si vend anëtar i Bashkimit Evropian. Ky është rasti i parë që një ish kryeministër detyrohet të kalojë nga kufiri shqiptarë si i kërkuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2