Meta: Për dekretimin e Lleshajt kemi kohë deri në darkë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga Forcat e Armatosura të Gjeneral Sandër Lleshajt, duke i hapur kështu rrugë dekretimit të tij si Ministër i Brendshëm. Kreu i shtetit ka hedhur firmën në propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të nxjerrë në lirim gjeneralin pikërisht në ditën e fundit që Kushtetuta i lë në dispozicion për t’u shprehur me dekret mbi propozimin e Kryeministrit Edi Rama për emërimin e tij si ministër i Brendshëm.

Vetë kreu i shtetit e paralajmëroi një vendim të tillë përmes kësaj deklarate: “Besoj se do të kemi kohë deri në mbrëmje, kur të jem tek zonë e lirë, te kolegu juaj Çani”.

Ndërsa Presidenca njoftonte dekretin për lirimin nga detyra të Lleshajt, Meta u takua me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në një nga hotelet e kryeqytetit. Burimet thanë se dekreti i Lleshajt si ministër i Brendshëm ka qenë temë e bisedës.

Megjithatë, duket se Presidenti ka vendosur ta lërë në pritje deri në fund Kryeministrin, pasi afati kushtetues është ora zero e kësaj të premteje.

Shkarkoni aplikacionin e A2