Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Nga 1 janari, taksa e pronës tek fatura e ujit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 16:18 | Ekonomi

Qytetarët do të paguajnë 0,5% të vlerës së banesës së tyre si taksë për pronën, ndërsa bizneset 0,15%. Taksa e pronës, e përllogaritur sipas formulës së re të vlerës së tregut dhe që u tentua pa sukses vitin e kaluar, do të hyjë në fuqi nga 1 janari. Afati i ri është përcaktuar në projektbuxhetin 2019. 

Por si do të mblidhet taksa e pronës? Ngërçi që dështoi nismën vitin e kaluar ende nuk është zgjidhur. Kadastra fiskale është lënë detyrë për t’u ngritur në 2019-n, ndërsa databazën me të dhënat më të përditësuara e ka Operatori i Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka refuzuar të jetë agjenti mbledhës. 

“E para, ato do ta mbledhin përmes Ujësjellës-Kanalizimeve, që janë 100% në varësi të bashkisë dhe pjesa tjetër që nuk e mbledh kjo SH.A për faktin që nuk e mbulon territorin të gjithë, atëherë bashkia do të organizojë strukturë të posaçme për të mbledhur taksën e pasurisë”, thotë Agron Haxhimali, drejtor i Shoqatës së Bashkive.

Kadastra fiskale, me të dhënat e detajuara mbi të gjitha pronat dhe vlerën e tyre duhet të ishte gati që në prill të këtij viti. Por Ministria e Financave dështoi në këtë nismë, duke ia faturuar ngritjen e saj bashkive. Në një vit zgjedhor, ky do të jetë një mision gati i pamundur, pasi formula e re e përllogaritjes së taksës, mbi vlerë tregu, do të thotë më shumë para për t’u paguar nga qytetarët dhe bizneset.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani