Shokon Zuckerberg: “Kam menduar të mbyll Facebook!”

Mark Zuckerberg

Nuk është një periudhë e thjeshtë për Facebook dhe për krijuesin e tij Mark Zuckerberg. Rrjeti social më i famshëm në botë me 2.2 miliard përdorues të çdo moshe dhe statusi social, është gjithmonë e më shumë i kritikuar nga mediat amerikane për politikat e sigurisë të programit dhe për rolin e tij të dyshimtë në përhapjen e të ashtuquajtura fake news, që mund të kenë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet amerikane dhe jo vetëm.

Kritikat kanë qenë aq të ashpra sa Zuckerberg ka menduar edhe mbylljen e bujshme të saj.

Jo më larg se një ditë pas artikullit të gjatë të prestigjiozes New York Times mbi dritëhijet e Facebookut dhe skandalet rreth tij, Zuckerberg mbajti një konferencë për shtyp online me praninë e mediave më të rëndësishme botërore, ku në 90 minuta u mundua të fitonte ”ndeshjen” me mediat dhe të shpjegonte risitë që presin krijesën e tij të suksesshme në të ardhmen e afërt.

“Kemi menduar disa herë të mbyllim ose pezullojmë Facebook, për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve e vënë në rrezik nga sulmet kibernetike”, pohoi Zuckerberg jo pa shkaktuar surprizë.

Për akuzat e New York Times, kreu i Facebook pranoi që “shumë gabime janë bërë, por kemi mësuar nga ato”, por mohon që të ketë patur një strategji të vullnetshme për sa i përket aktivitetin rus në prag të zgjedhjeve amerikane.

Zuckerberg deklaroi ndër të tjerat që në gjashtë mujorin e fundit janë eliminuar rreth një miliard e gjysmë profilesh fallco ose që shkonin ndesh kodit etik të kompanisë.

Fake news në rrjetet sociale mendohet të kenë ndikuar në zgjedhjet amerikane

Një tjetër risi që do të shpaloset së afërmi është krijimi i një organizmi të pavarur, i përbërë nga ekspertë, profesorë universitarë dhe juristë që do të gjykojnë mbi apelimet e atyre të cilëve i fshihet profili pas raportimeve të ndryshme, që mendohet do ti vej një fre disa vendimeve që kanë cenuar lirinë e shprehjes të përdoruesve.

“Facebook është një vend shumë më i sigurt sesa dy vite më parë”, e mbylli Zuckerberg, i bindur që një epokë të re po vjen për “mbretin” e webit.

Shkarkoni aplikacionin e A2