Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shpërthim në një lokal në Elbasan, plagoset rëndë biznesmeni

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 12:29 | Aktualitet

Një lokal në lagjen “Partizani” të qytetit të Elbasanit është sulmuar me granatë dore në orët e para të mëngjesit.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Albert Alterziu, 32 vjeç, i cili është edhe pronar i biznesit.

Burime për “A2 News” bëjnë të ditur se Alterziu u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkaqe hakmarrjeje. Alterziu rezulton të jetë person me precendentë të mëparshëm penal, ne vitin 2001, ai është dënuar me 10 vite heqje lirie për vrasjen e shtetasit E. Shuli.

Dënimi iu shkurtua në 7 vite pasi Alterziu ishte minoren.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli