Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Taksa e ujit, sa do të paguajmë dhe kush përjashtohet?

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 17:00 | Ekonomi

Me insistimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, qeveria ndryshoi mënyrën e përllogaritjes së taksës së pronës. Jo më mbi sipërfaqe siç ka qenë deri në prill të 2018-ës, por mbi vlerën e tregut. Por sa do të jetë shuma që do të paguajmë?

Për qytetarët, taksa ka nivelin 0,05% të vlerës së banesës. Për një apartament që vlen 100 mijë euro do të paguhet 50 euro taksë prone në vit ose 6670 lekë. Kjo shumë do të ndahet në 12 muaj të vitit, përkatësisht rreth 600 lekë çdo muaj.

Për bizneset taksa është në nivelin 0.15%. Për një biznes me vlerë po 100 mijë euro, taksa do të jetë 150 euro në vit. Kjo shumë gjithashtu do të ndahet në 12 muaj të vitit.

Nga taksimi përjashtohen pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse; banesat sociale në pronësi të bashkive dhe pasuritë e paluajtshme që përdoren nga bashkitë si banesa sociale. Po ashtu, përjashtohen nga taksa e pasurisë të gjitha ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani