Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Taksa te uji, qytetarët dhe bizneset kërkojnë lehtësi

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 16:39 | Ekonomi

Bashkitë nuk do ta kenë të lehtë ta mbledhin taksën e pronës tek fatura e ujit. Kjo pasi ndërmarrjet e ujësjellës -kanalizimeve nuk kanë të dhëna të detajuara për të gjitha pronat. Por nga ana tjetër, ato rrezikojnë të përballen edhe me një ulje të nivelit të arkëtimeve. Përfshirja e kësaj takse tek fatura e ujit mund ta bëjë atë të papërballueshme për një pjesë të familjeve.

“Këto janë rregullat dhe jemi të detyruar t’i zbatojmë, por nuk kemi mundësi sot për sot. Jemi pa punë, pa pension, pa asgjë”, thotë një qytetar. “Vendosja e kësaj vlere te fatura e ujit rëndon shumë mbi qytetarët”, thotë një tjetër.

Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve

Bizneset gjithashtu kërkojnë lehtësi në pagesën e taksës së pronës, veçanërisht prodhuesit, që operojnë në ambiente të mëdha e në zona, ku vlera e tregut është edhe më e lartë. “Në parim ne jemi absolutisht dakord që të ketë taksa, të moderuara për sa i përket vlerës, por nga ana tjetër do të ishte shumë e drejtë që të kishim një diferencim për sa i përket ndërmarrjeve prodhuese, por edhe një mirë menaxhim i taksave për të na u kthyer në shërbime që na e lehtësojnë më shumë barrën”, thotë Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve.

Nga 1 janari 2019, përllogaritja e taksës së pronës do të bëhet mbi çmimet e referencës që janë publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Kjo derisa të hartohet kadastra fiskale, që është sistemi elektronik me të dhënat e detajuara në çdo prone në çdo zonë në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani