Kim Jong nuk rri ”rehat”, teston armën teknologjike të “pakalueshme”!

Edhe pse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira se tani, prapë lideri Kim Jong Un nuk mungon të tërheqë vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare.

Foto e Kim Jong Un gjatë testimit të armës sekrete

Sipas mediave koreano veriore, Kim Jong Un ka qenë i pranishëm në testimin e një arme misterioze që cilësohet si “e teknologjisë së lartë”. Sipas mediave të Pyongyang, testimi ka rezultuar i suksesshëm, dhe përbën sipas retorikës të regjimit korean një “ mbrojtje e pakalueshme ndaj sulmeve armike”.

Shumë pak dihet për armën e re, por me shumë mundësi ajo i përket artilerisë dhe në asnjë mënyrë raketave ose arsenalit bërthamorë, për të cilin Korea e Veriut ka rënë dakord për pezullimin.

Paradë në Pyongyang 

Gjithsesi komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar nga fakti që ky është një rifillim i testimeve ushtarake pas negociatave me Washingtonin.

Mike Pence

Nga Singapori, zëvendës presidenti amerikan Mike Pence ka komentuar zhvillimin duke nënvizuar faktin që, përtej punës së mirë të bërë në vitin e fundit, ende shumë punë mbetet për tu bërë për një normalizim të situatës në gadishullin korean.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN