Skocia na “shkërmoq” në Shkodër, Kombëtarja kthehet vite pas

Nuk kishte kutë shkonte më keq. Skocia na ka mposhtur në çdo drejtim në “Loro Boriçi” duke na rikthyer shumë vite pas.

Kombëtarja kapësuar një humbje të thellë 0-4 në Shkodër nga Skocia në një ndeshje e cila duhet të harrohet sa më parë.

Ky turpërim në “Loro Boriçi” ishte ndeshja e fundit në Ligën e Kombeve për Kombëtaren tonë që e mbyll këtë kompeticion të ri në vendin e fundit, duke rrezikuar edhe rënien në Ligën e fundit.

Shqipëria e nisi ndeshjen tmerrësisht keq, duke pësuar gol që në minutën e 14. Ryan Fraser depërtoi në zonë dhe shënoi golin e parë në këtë përballje. Si të mos mjaftonte ky gol, ndoshta goditja më e rëndë e këtij takimi ishte minuta e 23 kur kapiteni Mavraj godet një kundërshtar dhe merr karton të kuq.

Pjesa e parënuk ishte mbyllur këtu, pasi arbitri akordoi edhe një 11-metërsh të dyshimtë në minutën e fundit të kësaj pjese. Steven Fletcher nuk e pati aspak të vështirë të mposhtë sërish Berishën.

Me nisjen epjesës së dytë, skocezët trefishuan rezultatin në minutën me James Forrest dhepo në të 68-ën Forrest shënon edhe të katërtin, duke vulosur turpërimin e Shqipërisë në këtë sfidë.

Si përfundojmë në ligën e fundit?

Duke qenë segrupi ku bën pjesë Shqipëria, përbëhet nga 3 skuadra dhe grupet e tjera të Ligës C nga 4, kuqezinjtë nuk do të rrëzohen direkt si vendi i fundit i grupit.

Rregullorja ka parashikuar që do të bjerë vendi i tretë më i dobët nga të gjitha grupet dhe aktualisht janë Mali i Zi dhe Qipro, ato që mbajnë këtë pozicion me nga një pikë.

Që kuqezinjtëtë bien në Ligën D, duhet që Mali i Zi të mposhtë Rumaninë në ndeshjen e fundit dhe Qipro të triumfojë ndaj Norvegjisë, ndonëse duket e vështirë që të ndodhë.

Përfundojmë në vazon e katërt të eliminatoreve…

Gjithsesi,duhet theksuar se fati i qëndrimit të Shqipërisë në Ligën C nuk është më në dorën e kuqezinjve, ndërsa vendi i fundit në grup ka bërë që Shqipëria të renditet në vazon e katërt, në shortin e eliminatoreve të Euro 2020-ës. Më thjesht akoma, kjo do të bëjë që Shqipëria të ketë të paktën 3 skuadra më të forta se vetja, në grupin e eliminatoreve të Euro2020, shorti për të cilin do të hidhet në muajin Dhjetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN