Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksidenti i tmerrshëm, 17-vjeçarja “fluturon” me 273 km/h

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2018, 20:15 | Sporte të tjera

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në pistën e GP Macau, ku u zhvillua një nga garat e kampionatit “Teenage Formula 3”.

17-vjeçarja Sophia Floersch ishte pilotja që ka fluturuar me 273 km/h (170 mph) duke përfunduar në bordurat anësore të pistës. Shoferja adoleshente Sophia Floersch sipas mediave ndërkombëtare ka pësuar një thyerje të shtyllës kurrizore në përplasjen e frikshme.

Ndërkohë videoja e aksidentit po qarkullon në rrjet dhe tregon momentin kur makina e gjermanes ngrihet në ajër si të ishte një “avion” dhe fluturon mbi një seksion mediatik, për t’u përplasur më pas me forcë në mbrojtëset anësore.

Spektatorët duken të tmerruar, ndërsa përplasja vonoi garën për më shumë se një orë dhe prej saj u lënduan edhe katër persona të tjerë që janë dërguar në spital bashkë me piloten Floersch.

https://www.youtube.com/watch?v=C0W7CMR4tV0

Ndërkohë, Floersch, shkroi në Twitter se ajo ishte ‘mirë’ vetëm disa orë pas aksidentit, që erdhi si pasojë e një kontakti me pjesën e pasme të makinës së Jehan Daruvala.

A2 CNN Livestream

Dita jonë