Anglia dhe Kroacia spektakolare, Spanja dhe Belgjika mbeten jashtë gare

Liga e Kombeve ka hyrë në fazën e nxehtë dhe pritet të mësohen skuadrat e fundit që ngjiten apo bien një kategori më poshtë.

Ekipeve të kualifikuara, së fundmi i janë bashkuar edhe Anglia e Zvicra. “Tre Luanët” fituan 2-1 me përmbysje me Kroacinë, me golat e Lingard dhe Kane, duke siguruar vendin ne “Final Four” në shansin e fundit që kishin dhe lanë jashtë garës për trofeun, Spanjën.

Fitore me përmbysje, edhe ajo e Zvicrës me Belgjikën. Në disavantazhin e dy golave, helvetët regjistruan një sukses të jashtëzakonshëm 5-2, të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, i cili dha dy asist dhe Seferoviç me tre gola te realizuar.

Në ndeshjet e tjera, Greqia humbi shansin për të shkuar në fazën tjetër, pas humbjes ndaj Estonisë së vendit të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2