Momenti më i keq në histori? Viti 536, kur Dielli “u zhduk” dy vjet!

Kur mendojmë që jetojmë në një periudhë të vështirë, plot rreziqe dhe pasiguri, ndoshta duhet të qetësohemi pak duke e gjykuar veten me fat që nuk kemi lindur në vitin 536.

Kjo, sepse ky vit më parë anonim ka gjasa të ketë qenë viti më i më i vështirë për të jetuar i gjithë historisë të njerëzimit.

“Trofeun” famëkeq epoka në fjalë e ka marrë nga grupi i studiuesve të drejtuar nga historiani Michael McCormick i Universitetit të Harvard, pas një seri studimesh shkencore në akullnajat e gjithë botës.

Akullnajat  zvicerane që kanë mbartur me shekuj dëshminë e kataklizmës të vitit 536. 

Sipas studiuesve, në vitin 536, kur Evropa gjendej në një amulli politike dhe ekonomike për shkak të krizës së Perandorisë romake dhe pushtimit nga popullsi të ndryshme, një event katastrofik shkaktoi një epokë të errët që përfshiu jo vetëm kontinentin tonë, por edhe Afrikën dhe pjesë të Azisë.

Sipas analizave të akujve të përhershëm që mbajnë brenda tyre ende memorien e të paktën 2000 viteve të fundit të tokës, në atë vit një shpërthim i fuqishëm i një vullkani islandez shkaktojë përhapjen e një shtrese gjigande hiri që pengoi depërtimin e rrezeve të diellit për gati dy vite rresht.


Historiani Michael McCormick i Universitetit të Harvard

Zonat e prekura përjetuan një lloje eklipsi të gjatë që uli në mënyrë dramatike temperaturat në Evropë dhe Kinë, duke shkaktuar dëborë edhe në stinën e verës.

Ekonomia, e bazuar veçanërisht në blegtori dhe bujqësi pësoi një rënie drastike, duke shkaktuar një uri që shkaktoi vdekje bllokim të jetës normale.

Por fatkeqësitë nuk mjaftuan me kaq. Pak vite më vonë, në 541, murtaja pllakosi Evropën duke vrarë pothuajse gjysmën e popullsisë, dhe ata që mbijetuan ishin dëshmitarë në 540 dhe 547 të dy shpërthime të tjera vullkani, që futi qytetërimin e kohës në pikën më të vështirë të regjistruar, nga e cila do të rimëkëmbej vetëm pas vitit 640, pra një shekull më vonë.

Vullkani islandez Eyjafjallajökull 

Nga e dinë shkencëtar këtë? Sepse nga ai vit fillohen të prodhohen sërish monedha të argjendë, sinjal i një mbyllje të një kapitulli vërtetë të errët të paraardhësve tanë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN