Reagon Mavraj pas kartonit të kuq: Mos vini në diskutim dashurinë për fanellën!

Një pjesë e madhe përgjegjësisë për humbjen turpërues ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” shkon për kapitenin Mërgim Mavraj.

Kur të gjithë prisnin reagimin e Kombëtares pasi pësuam golin e parë, Mavraj e katranosi gjithçka, duke u ndëshkuar me kartonin e kuq që në pjesën e parë pas një gjesti antisportiv me një prej kundërshtarëve.

Por kur jemi një ditë më pas asaj disfate, Mavraj duket më i qetë dhe tashmë ka reflektuar mbi atë që ndodhi. Me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ai merr përgjegjësitë e një kapiteni.

Mbrojtësi i kombëtares, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Skocisë për Nation League, ka kërkuar ndjesë , por nga ana tjetër pretendon që respekti dhe dashuria për fanellën kuqezi të mos vihet në diskutim.

E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie 🙏 Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për…

Gepostet von Mergim Mavraj am Sonntag, 18. November 2018

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua, – shkruan Mavraj në një postim në profilin e tij në “Facebook”. – Për Kombëtaren kam luajtur dhe i dëmtuar madje në situata edhe shumë më të vështira, ndaj ajo që kërkoj është të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim respektin dhe dashurinë për këtë fanellë e këto ngjyra”.

Mavraj i bën thirrje të gjithëve të shohin përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. “Të gjithë bashkë mund t’ia dalim përsëri, por nëse jemi të ndarë, atëherë mund të na mposhtë kushdo”, – deklaron futbollisti kuqezi.

Shkarkoni aplikacionin e A2