Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Skela dhe Ronaldinho bëhen bashkë për bamirësi

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2018, 11:45 | Futboll

Shumë klas në një foto. Kështu mund të përkufizohet buzëqeshja e Ervin Skelës dhe Ronaldinhos të fotografuar pas një miqësoreje mes disa legjendave të Brazilit e jo vetëm dhe atyre të klubit gjerman Eintracht Frankfurt ku vlonjati ka luajtur për vite me radhë.

Ylli brazilian njihet për organizimin e ndeshjeve të tilla, me të ardhurat të cilat shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Rastësia e bukur është fakti se në ditën e ndeshjes Skela festoi edhe 41-vjetorin e lindjes.

Nuk mund të mungonte në përfundim të sfidës së të shtunës edhe fanella, si një dhuratë simbolike, me firmën e të gjithë yjeve të takimit si portieri Dida, Roberto Carlos, Maicon, Van der Vart, Torsten Frings, Kevin Kuranyi apo dhe Kevin Prince Boateng, i cili luajti përkrah ish-mesfushorit kuqezi.

Sa i përket ndeshjes, e cila u ndoq nga mbi 30 mijë persona, skuadra e Ronaldinhos triumfoi bindshëm në shifrat 5-2.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani