Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Apeli ashpërson masën për Ervis Martinaj

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 13:03 | Kronikë
Ervis Martinaj

Gjykata e Apelit pranon kërkesën e Prokurorisë, dhe vendos të ashpërsojë masën ndaj biznesmenit Ervis Martinaj. Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila kishte vendosur për herë të dytë ndaj tij, masën e arrestim burg me afat 30 ditor ndaj Martinajt.

Vetë Martinaj përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoj lirinë në Gjykatën e Apelit, duke apeluar masën e vendosur nga shkalla e parë e gjyqësorit. Organi i akuzës, kërkoi masën e arrestit me burg pa afat për Martinajn, pasi sipas tij ka prova e fakte që rëndojnë pozitën e biznesmenit.

Hetimet ndaj Martinajt nisën për vrasjen e ndodhur në lokal ‘Monopol’ në Bllok, në të cilin mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën. Por më pas Prokuroria ngriti akuza të rënda ndaj tij, si ajo e pastrimit të parave, falsifikimit të dokumenteve, fshehjes së pasurisë, dhe organizimit të lojërave të paligjshme.

Pamje nga vendngjarja

Prova e fortë në dorë të Prokurorisë konsiderohet ekspertiza e kryer nga grupi izraelit në telefonin e Ervis Martinajt. Ndërkohë avokati mbrojtës i 36-vjeçarit tha se do të apelojë masën në Gjykatën e Lartë.

Për vrasjen në zonën e ish Bllokut janë arrestuar Ervis Martinaj, Eljon Hate dhe Geldo Hoti, ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A. Boshnjaku.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani