Giggs: Pres që Shqipëria të reagojë, por ne fitojmë

Uellsi do të provojë t’i japë goditjen finale Christian Panucci-t. Përfaqësuesja e drejtuar nga ish-legjenda e Manchester United, Ryan Giggs dhe që ka në skuadër yllin e Realit, Gareth Bale do të luajë për fitore në miqësoren e sotme në “Elbasan Arena”.

Para kësaj ndeshje miqësore është shprehur se pret një reagim nga skuadra shqiptare, e cila vjen në këtë ndeshje pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Skocisë në Shkodër.

“Kemi ardhur në Shqipëri për të fituar. Kam mundësi të provoj edhe disa lojtarë të rinj në këtë miqësore dhe do ta shfrytëzoj këtë mundësi. Shqipëria është një skuadër mjaft solide dhe këtë e pashë edhe në ndeshjen ndaj Skocisë. Për 22 minuta lojë, të dyja ekipet kishin mundësi të shënonin, por Shqipërisë i mungoi fati, pasi pësoi dhe mbeti në inferioritet numerik. Pres që kundërshtarët tanë të reagojnë dhe të kërkojnë të japin më të mirën kundër nesh”, tha Giggs.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN