Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Guvernatori Sejko: Euro 124 lekë, ekuilibri i ri i kursit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 16:41 | Ekonomi

Për herë të parë Banka e Shqipërisë deklaron se e sheh rënien e euros si një ekuilibër të ri në tregun e këmbimit.

E thënë ndryshe, nëse më përpara ishim mësuar me valutën e fortë në nivelet e 140 lekëve, tashmë shqiptarët duhet përgatiten për këtë nivel të ri të monedhës europiane dhe një forcim të lekut shqiptar kundrejt saj.

Guvernatori argumentoi edhe rënien e fortë të euros gjatë periudhës së verës, atëherë kur kjo çështje u kthye në qendër të debatit teknik dhe politik.

Euro ka zbritur aktualisht në nivelin e 124.5 lekëve, duke pësuar një rënie graduale dhe të vazhdueshme.

Një ecuri e tillë e kursit të këmbimit ka pasoja për ekonominë shqiptare, pasi goditen eksportet, që janë një ndër gjeneruesit e rritjes. Por edhe për mijëra familje në vend, që jetojnë me paratë e emigrantëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë