Historiku i “këshillimit” të Shqipërisë nga “Venecia”

Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit, i njohur më si Komisioni i Venecias, është krijuar në maj 1990, si një organ konsultativ i Këshillit të Europës.

Qëllimi ishte parandalimi i konflikteve dhe trajtimi i tyre, si njëlloj “Gjykate Supreme”, që tregon një të vërtetë që mund ta pranojnë të gjithë, por që nuk detyron askënd që ta zbatojnë. Bashkëpunimi i shtetit shqiptar me Komisionin e Venecias nis me asistencën për shkrimin e dy projektkushtetutave, asaj që u rrëzua me referendum në nëntor 1994.

Problemet kishin të bënin me kompetencat presidenciale që konsideroheshin të zgjeruara, me mënyrën e emërimit të kryeministrit, raportin mes legjislativit dhe presidentit të republikës.

Megjithatë, edhe në këtë rast, Këshilla e Komisionit të Venecias, u dha mbas përfundimit të referendumit ku qytetarëve nuk e pranuan projektin e Berishës. Katër vjet më pas, Komisioni i Venecias pati një rol të rëndësishëm në draftimin e kushtetutës se ‘98.

Këshillat e tyre u kërkuan nga ish-Presidenti Rexhep Meidani dhe kishin të bënin kryesisht me organizimin e pushtetit gjyqësor, Komisioni i Venecias është përfshirë në historitë shqiptare të zgjedhjeve për herë të parë në vitin 1997, nuk është vënë në lëvizje në prill të vitit 2008kur u bënë ndryshimet e pjesshme kushtetutës dhe as në dhjetor të të njëjtin vit, kur mbaroi së shkruari Kodi i ri Zgjedhor.

Më 11 Dhjetor 2016, Komisioni Venecias shpalli zyrtarisht se Ligji i Vettingut i miratuar më 30 gusht ishte përputhje me kushtetutën. Tashme arbitrit ndërkombëtar, siç është pagëzuar dhe mirëpranuar nga të gjitha palët politike, i është drejtuar PD për vettingun në politikë, nismë që do të shqyrtohet në Komisionin e Venecias në datë 15 dhjetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN