Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Joshëse me klas, Rita lë në hije yjet e teatrit Britanik

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 10:26 | Showbiz

Në ceremoninë e 64-t të ndarjes së çmimeve për teatrin në Londër ishte këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora e cila ka marrë sërish vëmendjen.

Nëse Rita është e pranishme në një event, ajo di gjithmonë të eklipsojë të tjerët duke rrëmbyer vëmendjen.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, me 27-vjeçaren, e cila ka bërë një paraqitje mbresëlënëse.

Rita e ndryshoi dy herë veshjen e saj, ndërsa herën e parë me një fustan të hapur në pjesën e pasme, ajo u shfaq tejet joshëse, ndërsa në rastin e dytë tregonte klasin e saj që e karakterizon në veshje gjithmonë yllin e muzikës botërore me origjinë shqiptare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë