Njeriu që i sheh peshkaqenët në sy – FOTO

Uji në oqeanin Atlantik në cepin më jugor të Afrikës është aq i ftohtë saqë të duket se lëkura po të merr flakë. Por kjo nuk e pengon Craig Fosterin që të kridhet çdo ditë në të. Pa veshje speciale apo mjete të tjera ndihmëse.

Disa mund ta quajnë kokëshkretë – në të kaluarën Foster është zhytur në ujërat e Nilit bashkë me krokodilët, si dhe ka notuar me peshkaqenët e bardhë. Por për tetë vitet e fundit, ai i ka qëndruar besnik ujërave të Afrikës së Jugut, prej nga ka “nxjerrë” foto dhe video fantastike me krijesat detare.

Të gjitha këto takime “kokë më kokë” Foster i ka dokumentuar edhe në një libër të shkruar bashkë me kolegun e tij Ross Frylinck, ku përshkruan me detaje se si ka fotografuar syrin e një peshkaqeni, apo se si është mbështjellë i tëri nga një oktapod.

“Sigurisht që është e frikshme të shohësh para syve një peshk gjigant, sidomos nëse nuk përgatitesh paraprakisht për këtë mundësi”, thotë Foster për CNN. “Por për mendimin tim nuk janë kafshët speciet e rrezikshme”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN