Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

PD, amendament për uljen e borxhit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2018, 12:41 | Politikë

Ndërsa në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ka nisur diskutimi i buxhetit 2019 dhe opozita nuk është e pranishme, në distancë dhe nga “Facebook”, nënkryetarja demokrate, Jorida Tabaku ka paraqitur një amendament për uljen e borxhit, një tregues që sipas saj rrezikohet fort nga kontrata e PPP-ve.

Demokratët kërkojnë përllogaritjen e kostove së koncesioneve te treguesi i borxhit, që ndryshe njihet si kontabilizim.

Të njëjtën gjë ka kërkuar sot edhe guvernatori Gent Sejko. Qeveria ka parashikuar në buxhetin 2019 ulje të borxhit deri në nivelin e 65.4% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.

Në këtë shifër nuk janë përfshirë kostot e PPP-ve dhe detyrimet e prapambetura që ka krijuar qeveria qendrorë dhe ajo vendore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë