PD: Rama duhet të kishte shkarkuar Dakon

Partia Demokratike dhe një herë përmes një deklarate për mediat akuzoi kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako si të përfshirë në grabitjen e zgjedhjeve.

Sipas deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, Kryeministri Edi Rama duhet të shkarkonte menjëherë Dakon pas skandalit të dosjes 339.

“PD u faktoi shqiptarëve se Qeveria Edi Ramës nuk i fitoi zgjedhjet, por i vodhi ato. Ata i kanë blerë zgjedhjet së bashku me bandat për të sunduar shqiptarët. Vangjush Dako është një nga personat kyç për blerjen kriminale të pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Shkarkimi i kryebashkiakut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi, arrestimi duhet të kishte qenë veprimi i menjëhershëm i një prokuroreje të pakapur nga krimi”, u shpreh deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN